Zelenskky: Është koha të takohemi me Rusinë

0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për paqe kuptimplotë dhe bisedime të sigurisë “pa vonesa” me Moskën. Ai tha se ky është shansi i vetëm për Rusinë që të zvogëlojë dëmin për gabimin e saj në pushtimin e Ukrainës.

“Ky është shansi i vetëm për Rusinë për të zvogëluar dëmin nga gabimi i saj. Është koha të takohemi, është koha të bisedojmë, është koha për të rivendosur integritetin territorial dhe drejtësinë për Ukrainën. Përndryshe, humbjet e Rusisë do të jenë të tilla që do t’iu duhen breza për t’u rikuperuar”, shtoi ai.

Forcat e Armatosura të Ukrainës thanë se mbrojtja e tyre ajrore ka shkatërruar të paktën 12 objekte ajrore ruse: dy avionë, tre helikopterë, tre dronë dhe katër raketa.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu