SHBA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku u prit nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump. Dyshja shtrëngojnë duart përpara se të futen brenda në Shtëpinë e Bardhë për bisedimet e tyre të shumëpritura për t’i dhënë fund luftës me Rusin.

Zelenskyy do të ulet në Zyren Ovale së bashku me Donald Trump dhe JD Vance, duke shpresuar të shmangë përsëritjen e incidentit të papritur të shkurtit. Siç shihet edhe në pamje Trump në një moment vendosi dorën rreth shpatullave të Zelenskyy përpara se të hynin brenda në ndërtesë.






