Zelenskyy paralajmëron mercenarët rusë: Më mirë jetë e gjatë se paratë

0

Lideri i Ukrainës, Vladimir Zelenskyy, tha në një video-mesazh që ndau në llogarinë e tij në Telegram se ata po luftonin për të mbrojtur vendin kundër një prej ushtrive më të mëdha në botë.

Është dita e 23-të e luftës dhe akoma ushtria ukrainase me në krye presidentin po mundohen ti bëjnë ballë agresionit rus. Sipas Republic World, në deklaratë Zelenskyy zbuloi se ka informacione se tashmë ushtria ruse ka filluar të rekrutojë disa vende. Presidenti i Ukrainës gjithashtu u bëri thirrje nënave ruse që të kujdesen për fëmijët e tyre.

“Dhe tani paralajmëroj të gjithë, këdo që do të përpiqet të bashkohet me pushtuesit në territorin e Ukrainës. Ky do të jetë vendimi më i keq i juaj. Një jetë e gjatë është më e mirë se paratë që ofrohen për një jetë të shkurtër. Çdo nënë që e di se djali i saj është dërguar në luftë kundër Ukrainës, duhet të dijë se ku është djali i saj”– tha Zelenskyy.

Duke ndarë informacionin se mijëra ushtarë rusë u kapën dhe më shumë se 13 mijë u vranë, Zelenski tha:

“Ne nuk e donim këtë luftë. Ne duam vetëm paqe”- shtoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu