UKRAINË- Makina e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy është përfshirë në një aksident trafiku në Kiev.
Sipas një postimi të Serhiy Nikiforov në Facebook, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy nuk është lënduar rëndë. Mjekët që shoqëronin Zelenskyy i dhanë ndihmë urgjente atij dhe shoferit të makinës dhe e transferuan atë në një ambulancë.
“Në Kiev, një makinë u përplas me makinën e presidentit të Ukrainës dhe automjetet e rrethit të tij. Mjekët që shoqëronin kreun e shtetit i dhanë ndihmën e parë drejtuesit të makinës dhe e dërguan në ambulancë. Presidenti u ekzaminua nga një mjek, nuk u konstatua asnjë lëndim serioz. Policia po heton rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti”, tha ai në postimin e tij.
BREAKING:
Zelensky has been evaluated by doctors after a car crash.
Fortunately, the Ukrainian President didn’t suffer any injuries. pic.twitter.com/eABUW0f7Iz
— Visegrád 24 (@visegrad24) September 15, 2022
Pak minuta pasi deklarata e Nikiforov u bë publike, zyra e Zelensky dërgoi videon e fjalimit të natës që ai mban çdo ditë.
“U ktheva nga Kharkiv, nga zonat e çliruara. Nga sot pothuajse e gjithë zona është e pushtuar. Ishte një lëvizje e paprecedentë nga luftëtarët tanë – ukrainasit përsëri arritën të bëjnë atë që shumë e konsideronin të pamundur. Vetëm në ditën e parë të aksioneve aktive , trupat tona përparuan 19 kilometra. Në pesë ditë luftime kaluan 110 kilometra.
Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes.