Zelesnky: Falenderojmë SHBA-në për 450 milionë dollarë shtesë në ndihmë ushtarake

0

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se ukraina i është mirënjohëse  ndaj presidentit amerikan Biden dhe popullit amerikan për paketën e fundit prej 450 milionë dollarësh në ndihmë ushtarake.

“Ne i jemi mirënjohës presidentit të SHBA Joe Biden dhe popullit amerikan për vendimin për të ofruar një paketë tjetër ndihme mbrojtëse prej 450 milionë dollarësh për Ukrainën. Kjo mbështetje, përfshirë HIMARS shtesë, tani është më e rëndësishme se kurrë. Me përpjekje të përbashkëta do të çlirojmë tokën ukrainase nga agresori rus!”-shkroi në Twitter Zelenskyy.

Sipas CNN, administrata Biden njoftoi të enjten ndihmën ushtarake shtesë për Ukrainën. SHBA i dërgoi vendit të goditur nga lufta katër sisteme të reja raketash të shumëfishta dhe municione artilerie për sisteme të tjera. Paketa përfshin gjithashtu 18 anije patrullimi për monitorimin e brigjeve dhe lumenjve, si dhe armë të vogla.

Pjesa më e rëndësishme e paketës janë katër sistemet shtesë të raketave të artilerisë së lartë (HIMARS), automjete me rrota të afta për të lëshuar breshëri raketash të drejtuara në objektiva deri në 40 milje larg.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu