Projektohet ndeshja e 1 miliard dollarëve, Mayweather-McGregor përsëri në ring: “Pranoj”!

0

SHBA – Floyd Mayweather dhe Conor McGregor janë në bisedime për t’u rikthyer në një ring dhe për të luftuar në një ndeshje boksi, e cila do të ishte vazhdimi i ndeshjes dhe luftës së dy milionerëve, që zhvilluan në 26 gusht 2017 dhe që përcaktoi si fitues Mayweather.

‘Fight Hype’ raporton, se Mayweather dhe McGregror “aktualisht janë në bisedime për një rindeshje të mundshme” dhe se boksieri kampion po kërkon një numër nëntëshifror për të luftuar përsëri me legjendën e UFC-së. Nëpërmjet ‘The Notorious’, McGregor ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto nga lufta e tij kundër Mayweather në vitin 2017, duke komentuar “Pranoj”!

Fitorja e Mayweather ndaj McGregor ishte ndeshja e fundit profesionale për kampionin, i cili është i pamposhtur me një rekord prej 50 fitoresh dhe asnjë humbje. Mayweather e mundi McGregor me “KO” në raundin e dhjetë, në një ndeshje që gjeneroi më shumë se 1 miliard dollarë të ardhura.

Projektohet ndeshja e 1 miliard dollarëve, Mayweather-McGregor

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu