Zemërohen qytetarët: Prej 9 vitesh nuk marrin dot hipotekat e shtëpisë

0

 

Banorët e një pallati në Astir kanë apeluar për ndihmë nga shteti për të marrë hipotekën e shtëpive të tyre që nuk i jepet nga pronari, pavarësisht se kanë 9 vite që presin.

Banorët  deklarajojnë se kanë paguar të gjitha detyrimet, por pronari nuk ia ka mundësuar hipotekën. Ata kërkojnë që të ndërhyjë shteti dhe t’i japë zgjidhje problemit të tyre.

Flasin banorët:

Banori: Jemi taksapagues të rregullt, përse të na ndodhin këto?! Shteti të na japi drejtim, nuk dimë ç’të bëjmë.

Banori 2: I kemi ndjekur të gjitha procedurat. Përderisa e kanë paguar të gjithë dhe unë dua hipotekën time. Ta bëjë shteti tani. Ku të vemi. Të mbytem? Çfarë do bëhet? Po e bëri shteti faleminderit.

Banori 3: Nuk dime kujt t’i ankohemi. Do na nxjerrin nga shpia. Ku të vemë?

Banori 4: Duam hipotekë të flemë rehat. I kemi ndjekur të gjitha procedurat. Ai është administratori i pallatit.

Banori 5: Që 6 vjet jam këtu. Askush s’na ka dhënë hipotekë. Pallati është 150 vetë, Çfarë do bëhet?

Adiministratori: Në fillim ka thënë do t’i bëjë. Asgjë s’është bërë. Veç shpresa. Prit, prit, dhe s’është bërë asgjë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu