Këngëtarja e famshme shqiptare, Bebe Rexha, ka shprehur solidarizimin dhe keqardhjen për familjet e të prekurve nga të shtënat me armë në Teksas.
Përmes një postimi në Instastory, ylli i muzikës Pop thotë se ndihet zemërthyer nga kjo ngjarje tragjike.
“Zemra ime është me të gjitha familjet dhe të gjithë të prekurit nga të shtënat në Teksas. Absolutisht zemër-thyese”, u shpreh Rexha.
Ngjarja e rëndë ndodh ditën e djeshme në një shkollë fillore në Teksas, ku një 18 vjeçar hapi zjarr dhe la të vdekur të paktën 19 femijë dhe 11 të plagosur.
