“Zemra ime është me ju”, Bebe Rexha solidarizohet me familjet e të prekurve nga të shtënat në Teksas

0

Këngëtarja e famshme shqiptare, Bebe Rexha, ka shprehur solidarizimin dhe keqardhjen për familjet e të prekurve nga të shtënat me armë në Teksas.

Përmes një postimi në Instastory, ylli i muzikës Pop thotë se ndihet zemërthyer nga kjo  ngjarje tragjike.

“Zemra ime është me të gjitha familjet dhe të gjithë të prekurit nga të shtënat në Teksas. Absolutisht zemër-thyese”, u shpreh Rexha.

Ngjarja e rëndë ndodh ditën e djeshme në një shkollë fillore në Teksas, ku një 18 vjeçar hapi zjarr dhe la të vdekur të paktën 19 femijë dhe 11 të plagosur.