Zëvendësi i Albin Kurtit kërkon nga Rama heqjen e taksës për ‘Rrugën e Kombit’

0
  • Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës, bashkë me ministrin e Ambientit, Liburn Aliu, kanë pritur në takim ministrin e Shqipërisë të Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi.

Në konferencën pas takimit, Bislimi ka kërkuar nga Shqipëria që të eliminojë pagesën në “Rrugën e Kombit” për turistët kosovarë.

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës, bashkë me ministrin e Ambientit, Liburn Aliu, kanë pritur në takim ministrin e Shqipërisë të Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi.

Në konferencën pas takimit, Bislimi ka kërkuar nga Shqipëria që të eliminojë pagesën në “Rrugën e Kombit” për turistët kosovarë. Ministri Klosi tha se Shqipëria do të bëjë gjithçka është e mundur që oferta turistike Shqipëri – Kosovë të jetë një realitet.

“Ne duhet të kuptojmë që pasuria që na ka dhënë natyra në të dyja anët është pasuri e gjithë shqiptarëve. Deti është i gjithë shqiptarëve, siç janë edhe bjeshkët. Shqiptarët nga të gjitha trojet ku flitet shqip duhet ta konsiderojnë ofertën turistike Kosovë – Shqipëri.

Kemi shumë detyra për të realizuar për t’ia bërë sa më të lehtë jetën çdo turisti e çdo investitori. Parqet tona në dy anët e kufirit janë parqe qe s’e njohin kufirin administrativ”, u shpreh Klosi.
Ai tha se “duam shumë që kufiri të jetë moment rekalsi e jo pengesë për të bërë biznes”.

“Do të jemi bashkë për të ofruar një ofertë të përbashkët turistike”, theksoi ministri shqiptar, Blendi Klosi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu