Zëvendësimet/ Nga Vokshi te Bylykbashi e Këlliçi, Basha largonmbështetësit e Berishës

0

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, kryedemokrati Lulzim Basha largoi nga postet drejtuese në komisionet parlamentare, mbështetësit e ish kryeministrit Berisha, të cilët i përjashtoi dhe disa prej tyre i pezulloi nga partia. Propozimet e Kreut të PD, Lulzim Basha këshillin Kombëtar, për komisionet parlamentare dhe Byronë e Kuvendit, emrat që vijnë e ikin:

ZËVENDËSIMET:

Kryetar i Komisionit të Shëndetësisë: Grida Duma – zëvendëson Albana Vokshin, e përjashtuar nga Partia Demokratike me vendim të kryesisë së PD.

Kryetar i Komisionit të Arsimit: Flutura Açka – zëvendëson Agron Gjekmarkaj, i cili u miratua në postin e nënkryetarit të parlamentit.

Nënkryetar i Komisionit të Ligjeve: Dhurata Çupi – zëvendëson Oerd Bylykbashin i pezulluar me vendim të kryesisë së PD.

Sekretariati për Buxhetin: Xhelal Mziu (sekretar) – zëvendëson Belind Këlliçi i pezulluar me vendim të kryesisë së PD.

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën: Bledion Nallbati (anëtar) -Enkelejd Alibeaj, i cili merr postin e kreut të grupit parlamentar në vend të Alfred Rushajt.

Sekretariati për Statusin e Deputetit: Dashnor Sula (sekretar), – zëvendëson Grida Dumën, e cila u u propozua si kryetare e komisionit të shëndetësisë.

Sekretariati për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet: Lindita Metaliaj (anëtar) – zëvendëson Dhurata Çupin që bëhet nënkryetare e komisionit të ligjeve

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu