Zëvendësoi Ballën/ Bledi Çuçi zgjidhet kryetar i grupit parlamentar të PS

0

Ish-ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi zgjidhet kryetar i Grupit parlamentar. Vendimi është marrë sot nga Asambleja Socialiste.

Rama ka propozuar Çuçin për të marrë drejtimin e grupit parlamentar socialist.

Më herët këtë detyrë e ka mbajtur Taulant Balla, i cili pasoi Çuçin në dikasterin e Ministrisë së Brendshme.

Ndërkohë Blendi Klosi është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i PS duke zëvendësuar Damian Gjiknurin.