Zëvendëspresidentja Rodriguez kërkon që SHBA-të të lirojnë Maduron: ‘I vetmi president i Venezuelës’!

0

VENEZUELË- Zëvendëspresidentja e Venezuelës, Delcy Rodriguez, të shtunën kërkoi në një fjalim që SHBA-të të lirojnë Presidentin Nicolas Maduro dhe e quajti atë udhëheqësin legjitim të vendit. Në një deklaratë televizive, Rodríguez, e cila kryeson Këshillin e Mbrojtjes së Venezuelës, theksoi se autoritetet janë të përgatitura të mbrojnë sovranitetin dhe burimet natyrore të vendit. “Jemi gati ta mbrojmë Venezuelën dhe burimet tona natyrore, të cilat duhet t’i shërbejnë zhvillimit kombëtar”, tha ajo.

Mediat shkrujnë se, Maduro dhe bashkëshortja e tij, të rrëmbyer gjatë natës nga shtëpia e tyre në një bazë ushtarake, ishin në bordin e një anijeje luftarake amerikane në rrugën e tyre për në Nju Jork për t’u përballur me ndjekjen penale për një aktakuzë të Departamentit të Drejtësisë që i akuzon ata për pjesëmarrje në një komplot narko-terrorizmi.Duke folur drejtpërdrejt në televizion, znj. Rodriguez kërkoi lirimin e menjëhershëm dhe shtuar, “I vetmi president i Venezuelës, Presidenti Nicolas Maduro.”