Zgjedhja e Gazment Bardhit në krye të grupit të PD-së, vjen reagimi i parë nga Berisha

0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nuk e njeh Gazment Bardhin si drejtues të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, i votëbesuar sot në mbledhje nga 33 deputetë të PD, ku nuk ishin të pranishëm ata të grupit të Rithemelimit.

Berisha u shpreh se nuk njohin asnjë strukturë paralele brenda partisë duke kërkuar prej tyre të ulen për të diskutuar për problemet brenda partisë.

“Nuk njohim asnjë strukturë paralele të Partisë Demokratike. I ftoj të ulen dhe të flasim. Faktet të kryera nga askush nuk njohim. Ka rregulla dhe statut”, u shpreh Berisha.

Ai u pyet nëse do të dorëhiqet nëse humbet në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në vitin 2025. “Unë do zbatoj statutin. Statuti thotë dorëheqje automatike. Ai ka një kuptim të fortë.

Unë dhe i mirëkuptoj plotësisht shqetësimet dhe i dëgjoj dhe i lexoj. Kam një problem të madh. Unë nuk mund të mashtroj as veten dhe as shqiptarët me industrinë kriminale të blerjes së votës”, tha Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu