Zgjedhje të reja? Thellohet kriza politike në Malin e Zi, ja kur pritet krijimi i qeverisë së re

0

Zgjedhjet e mbajtura më 11 qershor në Mal të Zi mendoheshin se do t’i jepnin një zgjidhje ngërçit politik që kishte kapluar vendin. Por mesa duke ky nuk ishte rasti, pasi asnjë nga partitë nuk arriti të sigurojë shumën qeverisëse.

Partia e parë, Lëvizja “Evropa Tani” e Milojko Spajiç arriti të marrë vetëm 24 mandate deputetësh dhe kur kanë kaluar 9 ditë nga zgjedhjet ata ende nuk kanë krijuar shumë qeverisëse.

Kjo për shkak se ata nuk duan një koalicion qeveritar me socialdemokratët e ish-Presidentit Milo Gjukanoviç dhe lëvizjen “URA” të kryeministrit aktual Dritan Abazoviç.

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, kandidati për kryeministër Spajiç, ditët e fundit ka qenë në qendër të një afere financiare me shtetasin koreano-jugor Do Kwon i arrestuar në Podgoricë, i dyshuar për përvetësim të dhjetëra miliarda dollarëve përmes tregtimit të kriptomonedhave.

Kryeministri Abazoviç pretendon se ekziston mundësia që fushata e lëvizjes “Evropa Tani” të jetë financuar me para nga kriptovalutat, por Spajiç i mohon këto akuza.

Në një intervistë për televizionin maqedonas ‘TV21’ Abazoviç tha se tani nuk është e rëndësishme kë do Spajiç në qeverinë e ardhshme, por kush e ka shumicën për krijimin e saj.

Ai shtoi ndër të tjera se gjëja më e rëndësishme tani është që Mali i Zi të bëhet anëtari i parë i BE nga rajoni ynë deri në vitin 2027.

“Nëse prioritet i qeverisë është lufta kundër krimit të organizuar dhe nëse synimi është që deri në vitin 2027 të përfundojmë të gjitha detyrimet tona nga axhenda e BE-së, atëherë unë e shoh veten në një qeveri tjetër, nëse kanë prona të tjera, fat për ta, kush do kë. Kush nuk ka, nuk ka rëndësi, por kush mund të arrijë shumicën. Nuk e kam problem të shkoj në opozitë, nëse duan një qeveri të qëndrueshme, mendoj se duhet të mendojnë ndryshe. Mali i Zi doli në pension njerëz që ishin në pushtet për 30 vjet. Gjëja më e rëndësishme për ne është të bëhemi anëtari i parë i ardhshëm i BE”, tha ai, raporton Vijesti.

Në këto kushte nuk përjashtohet mundësia që në tre muajt e ardhshëm të mos formohet qeveria e re malazeze dhe në vjeshtë të shpallen zgjedhje të reja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu