Zgjedhjet e 11 Majit/ Hidhet shorti për numrin e subjekteve në fletët e votimit! Koalicioni i Berishës i pari, si renditen partitë e tjera

0

Tiranë – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar hidhen e shortit për renditjen e subjekteve zgjedhore në fletët e votimit për zgjedhjet e 11 majit. Në këtë proces, janë miratuar listat e kandidatëve për deputet dhe është përcaktuar renditja për çdo subjekt zgjedhor.

Renditja në Fletën e Votimit:

Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore
Partia Lëvizja Bashkë
Lëvizja Atdheu
Koalicioni Euroatlantik
Partia Socialiste
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet
Aleanca Kombëtare Shqiptare
Aleanca Demokracia e Re
Koalicioni Djathtas për Zhvillim
Partia Mundësia
Partia Social Demokrate
Koalicioni i udhëhequr nga Partia Demokratike, Aleanca për Shqipërinë Madhështore, ka siguruar numrin 1, duke u pozicionuar si subjekti i parë në fletën e votimit. Ndërkohë, Partia Mundësia e Agron Shehajt ka marrë numrin 10.

Ky short i ka dhënë numrin 4 Koalicionit Euroatlantik të Lulzim Bashës, ndërsa Partia Socialiste do të jetë e pesta në renditje. Po ashtu, disa subjekte të tjera si Nisma Shqipëria Bëhet dhe Aleanca Kombëtare Shqiptare janë renditur pas partive kryesore.

Me këtë proces, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar një hap të rëndësishëm në organizimin e zgjedhjeve dhe përgatitjet për datën 11 Maj.