Zgjedhjet e 11 majit, ja kush do të kryesojë misionin e vëzhguesve të OSBE/ODIHR

0

Teksa zgjedhjet e 11 majit po afrojnë, OSBE/ODIHR ka nisur punën për vëzhgimin e procesit elektoral në Shqipëri.

Raportohet se Lamberto Zannier do të jetë në kryesim të misionit vëzhgues së OSBE/ODIHR.

Mësohet se në datën 1 prill, italiani Zannier dhe stafi i tij do të zhvillojnë takime në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Zannier ka shërbyer më herët në Kosovë si shef i misionit të UNMIK nga viti 2008 deri në vitin 2011, post që e la pas emërimit si Sekretar i Përgjithshëm i OSBE-së.

Ai shërbeu si Sekretar i Përgjithshëm i OSBE-së nga viti 2011 deri në vitin 2017.