TIRANË- Drejtuesit politikë të Partisë Socialiste janë mbledhur ditën e sotme në selinë rozë. Në takim mësohet se janë kryer disa lëvizje lidhur me angazhimet e socialistëve në fushatat elektorale në vend për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha do të angazhohet në qarkun e Tiranës gjatë fushatës, konkretisht në njësinë numër 1 në kryeqytet, duke zëvendësuar Eduard Shalsin. Ky i fundit në mbledhjen e kaluar të kryesisë u emërua drejtues politik në qarkun e Kukësit.