Zgjedhjet e pjesshme vendore, sot, testi i qeverisë dhe i opozitës së vërtetë

0

Sot 324,065 femra dhe 330,473 meshkuj në të gjashtë qytetet gëzojnë të drejtën që me votën e tyre të zgjedhin se kush do të jetë kryetari i bashkisë së tyre. Bëhet fjalët pikërisht për qytetet Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë ku qytetarët do të zgjedhin kryebashkiakun e tyre që do të “mbretërojë” për një vit.

Këto votime të pjesshme shihen si një test për qeverinë Rama. Partia Socialiste një vit më parë fitoi zgjedhjet parlamentare duke marrë një mandat të tretë. Për këtë shkak kjo përballje me mbi shihen si një test për mazhorancën, nëse votuesit do të vijojnë të mbështesin partinë në pushtet.

Në krahun tjetër Partia Demokratike përkundër krisjes së madhe do të testohet përpara elektoratit të saj nëse i ka votuesit besnik apo kanë shkuar drejt alternativës së re së përfaqësuar nga “Shtëpia e Lirisë” i udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Vëmendja më e madhe në këto zgjedhje është përqendruar në zgjedhjet e bashkisë së Shkodrës dhe Durrësit, si dy qytete të mëdha dhe ku do të shihet se si do të anojë vota e elektoratit. Shkodra njihet si bastioni i së djathtës dhe në këtë betejë zgjedhore zgjedhësit janë të përçarë. Përballë dy kandidatëve të së djathtës, Bardh Spahia i “Shtëpisë së Lirisë” është më i favorizuar se sa Xhemal Bushati i PD-së.

E në këtë përplasje, kandidatja e PS-së, Majlinda Angoni duket se është më “komode”. Socialistët kanë shansin e artë që të thyejnë tabunë 30-vjeçare të marrjes së bashkisë që cilësohet si bastion i demokratëve. Durrësi për nga rëndësia si qyteti i dytë më me peshë në Shqipëri e ndaj pritet që gara të jetë tejet interesanta. Emiriana Sako e PS-së, kryetarja në detyrë e bashkisë garon përballë dy kandidatëve Ardian Muka i “Shtëpisë së Lirisë” dhe Luan Hoti i Partisë Demokratike.

PS është “komode” në përballjet në 6 bashkitë, pasi parashikon që votat e elektoratit të djathtë të ndahet në mes dy kampeve të së djathtës, PD-së dhe grupimit që përfaqësohet nga ish-kryeministri Sali Berisha me koalicionin “Shtëpia e Lirisë”, ku bën pjesë edhe Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokristiane.

6 bashkitë dhe kandidatët

Shkodër

Majlinda Angoni PS

Xhemal Bushati PD

Bardh Spahia Shtëpia e Lirisë

Durrës

Emirjana Sako PS

Luan Hoti PD

Ardian Muka Shtëpia e Lirisë

Dibër

Rrahim Spahiun PS

Luan Haka PD

Premtim Kryemadhi Shtëpia e Lirisë

Bashkia Lushnjë

Eriselda Sefa

Indrit Sefa PD

Eton Bano Shtëpia e Lirisë

Bashkia Rrogozhinë

Edison Memolla PS

Ferdinand Saraçi PD

Hekuran Xhani Shtëpia e Lirisë

Bashkia Vorë

Blerim Shera PS

Ymer Marku PD

Lulzim Vrana Shtëpia e Lirisë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu