Prej orës 8-të ka nisur proçesi i votimit për zgjedhjen e Kreut të ri të Partisë Demokratike edhe në Elbasan mes Lulzim Bashës dhe Gjergj Hanit. Ky proces u mbajt në një ambjent privat të marrë me qera she jo në selinë blu.Edhe në Elbasan vërehet një tkurrje të anëtarëve . Nga mbi 2000 anëtarë që kanë qenë me drejtë vote në zgjedhjet e 2021 në këtë parti numri i anëtarëve është reduktuar në 600 anëtarë.Votuesit parashtrojnë arsyet se përse ky proces i sotëm është i rëndësishëm. Sipas tyre duhet të largohet Sali Berisha.
Anëtari i komisionit Zamir Muzhaqi pohon se procesi i votimit në Elbasan po ecën normalisht dhe se pjesëmarrja është e kënaqshme.
Edhe në Elbasan klima në kampin blu është e tensionuar. Këto zgjedhje pritet ta përçajnë edhe më mardhënien mes PD-së vulës dhe asaj të Berishës.