Zgjedhjet në Gjermani/ Njihu me deputeten e parë shqiptare në Bundestag

0

Kandidatja me Partinë e Gjelbër, Afërdita Suka bëhet deputetja e parë shqiptare në Bundestagun gjerman.

Sipas projeksioneve të fundit, ajo dhe partia që përfaqësoi ka arritur që të fitojë një numër të konsiderueshëm ulësesh, 117 të tilla, apo 14.7% të votave. Suka garoi në Landin e Berlinit në një lagje të banuar pak nga shqiptarët, e megjithatë mbështetja nga komuniteti për të ishte tepër e madhe.

Suka është nga Kosova dhe për shumë vite ajo është angazhuar në Gjermani në mbështetje të emigrantëve, duke u vlerësuar edhe me çmime të ndryshme. Rreth 60.4 milionë gjermanë votuan sot për Bundestagun e 20-të, për të zgjedhur pasardhësin e kancelares Angela Merkel pas 16 vitesh në detyrë, por ajo që ka rënë në sy është pjesëmarrja e lartë në votime.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu