Zgjedhjet në Kosovë/ Fotografoi fletën e votimit, ndalohet një grua serbe në Zveçan

0

Një grua serbe u ndalua në qendrën e votimit 2091 në Zveçan, në veri të Kosovës, pasi u kap duke fotografuar fletëvotimin e saj.

Ngjarja u raportua nga një anëtare e komisionit të qendrës së votimit, pas së cilës gruaja u dërgua në stacionin policor, megjithëse ajo pretendoi se e kishte fshirë fotografinë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka ndaluar fotografimin e votës në momentin e votimit, për të garantuar fshehtësinë e votës dhe për të parandaluar presionet apo kushtëzimet ndaj votuesve.