Zgjedhjet në Rrogozhinë/ Qytetarët edhe më pak se një orë kohë të votojnë

0

RROGOZHINË- Edhe një orë ka mbetur që qytetarët në Rrogozhinë të shprehin vullnetin e tyre me votën e lirë, për zgjedhjen e kryebashkiakut. Bëhet me dije se deri më tani kanë votuar 33.63 % e zgjedhësve, ose 10.890 persona. Kjo është një përqindje e konsiderueshme, pasi në zgjedhjet e 14 majit morën pjesë rreth 10 mijë persona.

Në garë për kreun e ri të bashkisë janë dy kandidatët; Edison Memolla i Partisë Socialiste dhe Shkëlqim Hoxha i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Pak çaste më parë, kryedemokrati Sali Berisha raportoi një incident nga një qytetar, i cili ishte kërcënuar nga një punonjës i bashkisë, që ai të votonte Edison Memollën. Në qendrat e votimit ka pasur disa problematika, si pjesëmarrja e personave të paautorizuar dhe fotografimi i votës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu