Zgjedhjet në SHBA/Sherri ”alla shqiptarçe”. Trump: Do i drejtohemi Gjykatës Supreme! Biden: Vendosin qytetarët

0

Amerikanët vendosën përmes votës për të ardhmen e tyre, në një garë elektorale që është cilësuar ndër më të fortat dhe të pazakontat në historinë e SHBA. Në 300 vite demokraci, nuk ka pasur kurrë kontestime të rezultatit apo akuza për vjedhje të votave, por presidenti aktual Trump nuk nguroi të hedh akuza të tilla duke thënë se do i çoj në Gjykatën Supreme. Rivali i tij demokrat Joe Biden është përgjigjur se “do jetë vullneti i votuesve amerikanë që do vendos fituesin”. Akuzat e Trump për vjedhje votash dhe dërgimin e tyre në Gjykatën Supreme, u dënuan edhe nga analistët duke e konsideruar deklaratë të nxituar dhe të paprecedentë që nuk ka ndodhur kurrë në historinë e votimeve në SHBA dhe dëmton të drejtën e votës. Këto deklarata të ngjajnë me një sherr “alla shqiptarçe”, nuk akuzat për vjedhje dhe manipulim votash nuk mungojnë në asnjë zgjedhje që zhvillon vendi, por s’janë dëgjuar nga një shtet që është shembulli i demokracisë në botë.

Të dy kandidatët për president në Shtëpinë e Bardhë kanë deklaruar se po ecin të sigurtë në rrugën drejt fitores, edhe pse presidenti në detyrë ka akuzuar për manipulim dhe vjedhje të votave.

I pari që reagoi pas mbylljes së votimeve ka qenë kandidati demokrat Joe Biden, i cili u shpreh optimist duke thënë se është në rrugën e fitores dhe u dha garancinë edhe njëherë shtetasve amerikanë se të gjitha votat e tyre do të numërohen.

“Ne e dinim që procesi do të zgjaste shumë. Por ne ndihemi mirë për vendin ku jemi. Unë jam këtu për t’ju thënë sonte ne besojmë se jemi në rrugën e duhur për të fituar këto zgjedhje.Nuk ka mbaruar derisa të numërohen çdo votë, çdo fletë votimi”, tha Biden.

Deklarata e Biden për fitore nxiti reagimin e Donald Trump, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale, deklaroi se zgjedhjet po manipulohen.

“Ne jemi shumë lart, por ata po përpiqen të vjedhin zgjedhjet. Ne kurrë nuk do t’i lejojmë ta bëjnë. Votat nuk mund të hidhen pasi të mbyllen votimet”, tha Trump.

Akuzat e tij morën përgjigjen e menjëhershme të kandidatit demokrat ku theksoi se fituesi nuk përcaktohet as nga ai as nga Trump por nga vullneti i votuesve amerikanë. Por Trump nuk e ka lënë me kaq, ku nuk ka ndalur akuzat ndaj palës kundërshtare duke thënë se po vidhen votat. Teksa u shpreh i bindur se i ka fituar këto zgjedhje tha se po bëhet një grabitje e madhe e kombit me votat dhe për këtë do të shkojë në Gjykatën Supreme. Presidenti Trump kërkon që të gjitha votat të cilat arrijnë pas ditës së sotme me anë të postës të mos konsiderohen të vlefshme. Ndërkohë që në bazë të rregullave dhe ligjeve të çdo shteti ato vota merren në konsideratë nëse janë dorëzuar brenda datës 3 Nëntor.

“Pastaj gjithçka ndaloi dhe kjo është grabitje ndaj popullit amerikan. Është turp. Ne i kemi fituar këto zgjedhje. Ne do sigurohemi për integritetin. Po bëhet një grabitje e madhe në kombin tonë. Ne duam që këto vota të përdoren në mënyrën e duhur. Ne do të shkojmë në Gjykatën Supreme dhe duam që votimi të mbarojë. Nuk duam më vota të hedhura në 4 të mëngjesit. Kjo është e turpshme”, tha Trump.

Deklaratën e Trump e kanë konsideruar të nxituar dhe të deri diku në cenim të së drejtës së të gjithë amerikanëve për të shprehur votën e tyre. Sipas analistëve kërcënimi i Trump për të dërguar votën në Gjykatën Supreme është i paprecedent dhe dëmton të drejtën e votës.

Votimi me postë mollë sherri për zgjedhjet në SHBA
“Mail voting”, mundësia për të votuar për zgjedhjet presidenciale amerikane nëpërmjet një dokumenti të dërguar me postë është bërë në këto momente vendimtare, në përcaktimin e fituesit të zgjedhjeve dhe nxitës për akuza të shumta të presidentit në detyrë për manipulimin e procesit zgjedhor.

84 milion qytetarë e kanë përdorur këtë formë votimi, për të shmangur infektimin me Covid-19 apo edhe për lehtësi të tyre, gjë e cila do të ndikojë edhe në shtyrjen ose vonimin e rezultatit përfundimtar.

Demokratët e kanë mbështetur votimin me postë që nga fillimi i garës presidenciale për të shmangur radhët e gjata në qendrat e votimit. Në 34 nga 50 shtetet e SHBA ka qenë e mundur të votohet me postë për vite me radhë, i cili daton nga fillimi i luftës civile.

Në pesë shtete perëndimore, Uashington, Oregon, Colorado, Utah dhe Hawaii, votimi postar është metoda kryesore.

Deri më tani, 45.5% e atyre që votuan herët ishin Demokratë, 30.4% Republikanë dhe 23.5% pa përkatës, deklarojnë mediat ndërkombëtare.

Pennsylvania, Michigan dhe Wisconsin fillojnë kontrollimin e kartave postare vetëm ditën e votimit dhe disa shtete pranojnë fletëvotimet që mbërrijnë me postë pas ditës së votimit, për sa kohë janë dërguar brenda 3 Nëntorit.

Pas deklaratave të Trump se do të kërkojë ndërhyrjen e Gjykatës Supreme për të mos marrë në konsideratë votat e arritura pas 3 nëntorit, duke lënë të kuptohet se në rast të fitores së kandidatit demokrat Biden priten beteja ligjore në Pensilvani, Michigan, Wisconsin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu