Zgjedhjet në Turqi/ Erdogan në avantazh por raundi i dytë do përcaktojë fituesin

0

Dje në Turqi janë mbajtur zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, të cilat mund të ndikojnë ndjeshëm në kursin politik të vendit.

Sfiduesi kryesor në garën presidenciale të Rexhep Tajip Erdogan është lideri i opozitës Kemal Kilicdaroglu.

Rezultatet e para zyrtare, bazuar në pak më shumë se 91 për qind të votave të numëruara, tregojnë se Erdogan është në krye, por me pak më pak se 50 për qind të mbështetjes, prandaj nuk dihet ende nëse do të ketë një raund të dytë, megjithëse është opsioni më i sigurt.

Turqia po shkon drejt raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale sepse rezultatet e bazuara në 98.55 për qind të votave të numëruara në raundin e parë të mbajtur tregojnë se presidenti aktual Rexhep Tajip Erdogan fitoi 49.39 për qind të votave dhe rivali i tij kryesor Kemal Kilicdaroglu 45. për qind.

Kandidati i opozitës Kemal Kilicdaroglu tha se “megjithë gënjeshtrat dhe sulmet, Erdogan nuk mori rezultatin që donte”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu