Zgjedhjet për kryetar të PD Elbasan, në garë 6 kandidatë, mes tyre dhe ish deputeti Aurel Bylykbashi

0

 

Partia Demokratike në bashkinë e Elbasanit po përgatitet për zgjedhje të reja për kryetarin e degës, një proces me rëndësi politike e strategjike për rilindjen e strukturave lokale të opozitës. Zgjedhjet vijnë në një kohë kur PD synon të forcojë bazën në qarqet kyçe, ndërsa sfidat organizative dhe kontestimet e listave të anëtarësisë mbeten çështje kritike.
Në garë për drejtimin e degës së Partisë Demokratike në Elbasan pritet të jenë emra të njohur brenda radhëve të PD-së.Burime zyrtare konfirmuan se kandidatë janë:
• Aurel Bylykbashi ,ish-deputet i Partisë Demokratike, një ndër kandidatët me eksperiencë më të gjatë nga gjithë të tjerët në politikë .
• Alis Narazani , ish kandidat për deputet në zgjedhjet e vitit 2025,përfaqësues i brezit ri, i lidhur me këndvështrime rinore dhe alternative.
• Sokol Shkelzeni ,sekretar aktual i degës së PD Elbasan, i njohur për kontribute me vlerë në strukturat e brendshme.
• Elior Vila ,akademik me profil teknik, me mbështetje intelektuale.
• Lumturi Hasa ,ish-kandidate për deputete, këshilltare e të djathtës me fokus te vota e grave dhe elektorati jo tradicional.

•Durim Çekrezi, kryetari aktual i Partisë Demoktatike Dega Elbasan, më herët Kryetar i Komunës Tregan.

Fillimisht kandidaturën për kryetare të kësaj dege e paraqiti edhe pedagogia Elsa Gega e cila më pas u tërhoq .

Zgjedhjet për kryetar dege, të planifikuara të zhvillohen në javët në vijim, janë parë jo vetëm si një garë e fortë lokale, por si një moment kyç për rigjallërimin e PD-së në bashkinë e Elbasanit ,një nga qarqet kryesore të vendit.