Zgjedhjet presidenciale në Turqi, sondazhet nxjerrin fitues rivalin e Erdoganit

0

Sondazhet e reja tregojnë se kandidati për zgjedhjet presidenciale në Turqi, Kemal Kilicdaroglu është në avantazh me 10 pikë përqindje ndaj presidentit aktual, Rexhep Tajip Erdogan, përpara zgjedhjeve të 14 majit, që konsiderohen ndër më të rëndësishmet në vend.

Kilicdaroglu kryeson kundër Erdoganit me 55.6% mbështetje dhe ndërsa presidenti, 44.4%.

Blloku opozitar, i quajtur Aleanca e Kombit, kryeson garën parlamentare, të paktën gjashtë pikë përpara Partisë AK (AKP) të Erdoganit dhe aleatëve të saj, shkruan Reuters.

Erdogan përballet me sfidën më të madhe ndaj sundimit të tij 20-vjeçar pas “gërryerjes” së popullaritetit të tij, teksa turqit përballen me krizën e kostos së jetesës, por ndikim ka pasur edhe tërmeti së fundmi, ku nxorri në pah dobësitë në sektorin e ndërtimit.

Zgjedhjet do të vendosin jo vetëm se kush e drejton Turqinë, por edhe se si qeveriset ajo, ku po shkon ekonomia e saj dhe çfarë roli mund të luajë për të lehtësuar konfliktin në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu