Zgjedhjet/ Rama takim me drejtuesit politikë të qarqeve

0

TIRANA- Kryeministri Edi Rama, njëherësh dhe kreu i Partisë Socialiste, ka mbledhur paraditen e sotme drejtuesit politike të qarqeve.

Mësohet se mbledhja është zhvilluar online para se kreu i qeverisë të nisej për në Davos ku do të zhvillohet Forumi Ekonomik Botëror 2025.

Sipas informacioneve, deri në zgjedhjet e 11 majit, mbledhje të kësaj natyre për socialistët do të zhvillohen në mënyrë periodike çdo të hënë.