Zgjidhet drejtuesja e re e Albcontrol (EMRI)

0

Laureta Omeri është emëruar drejtoresha e re e Albcontrol. Emri i saj ishte përfolur prej 10 ditësh. Më herët në krye të Albcontrol u emërua Hantin Bonati, pas konfliktit qe ky institucion pati me kontrolloret.

Kujtojmë se Albcontrol është shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Ekonomisë, e cila menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare (FIR), në përputhje me standartet ndërkombëtare të lundrimit ajror.

Më herët pati zëra se ka pasur një krizë ekonomike brenda shoqërisë, e cila kulmoi me protestën e kontrollorëve, të cilëve iu ishin përgjysmuar pagat, me pretendimin se kishin rënë të ardhurar e shoqërisë si pasojë e pandemisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu