Zgjidhet Kryetari i Dhomës së Avokatisë në Elbasan.
52 avokatët e Dhomës së Avokatisë në Elbasan zgjodhën me unanimitet të plotë kryetarin Demir Çiftja.
Demir Çiftja njihet si një nga profesionistët më të mirë të fushës. Ai gëzon njohje dhe respekt të gjërë në Elbasan. Por mbi të gjitha, ai njihet si zbatues korrekt i legjislacionit në fuqi.
Ndërkohë nga procesi që u zhvillua sot sekretare u zgjodh gjithashtu një nga avokatet e njohura, Henrieta Fortuzi.
Po ashtu u zgjodhën 3 antarë të Kryesisë së Dhomës së Avokatëve të Qarkut Elbasan si 2 avokatë për Këshillin e Dhomës Kombëtare të Avokatëve të Shqipërisë.Infowebtv