‘Zgjohet’ policia, Nano telegram urgjent: Ndëshkim për efektivët me rezultate të dobëta

0

TIRANË– Pas aksidenteve të njëpasnjëshme të ndodhura ditën e sotme, Policia Rrugore është hedhur në veprim. Përmes një njoftimi zyrtar, shoqëruar dhe me fotot nga aksioni, bëhet me dije se drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano nëpërmjet një telegrami urgjent për stukturat, ka kërkuar që drejtuesit e strukturave Policore të jenë në krye të shërbimeve, për t’i organizuar dhe orientuar, që të fokusohen në ato shkelje që janë burim potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

  1. Gjithashtu është urdhëruar ngritja e një grupi inspektimi nga Departamenti i Sigurisë Publike për të kontrolluar, analizuar dhe evidentuar mangësitë, si dhe për të marrë masa konkrete ndëshkimore, për personat përgjegjës për aksidentet e ndodhura, apo për rezultate të dobëta në punë. Prej orës 20:00 në të gjithë vendin kanë nisur kontrolle intensive.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu