Zhbllokohet Prishtina, arrihet marrëveshja e koalicionit mes dy partive, gati për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Komunal

0

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës janë pajtuar për koalicionin në Komunën e Prishtinës.

Express mëson se koalicioni është arritur por kanë mbetur edhe disa çështje për t’u definuar. Sot në Komunën e Prishtinës pritet të zgjidhet kryesuesi i Kuvendit Komunal. Lidhja Demokratike e Kosovës, në krye me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, si partia fituese nuk i ka numrat për ta zgjedhur e vetme kryesuesin e Kuvendit Komunal.

Për këtë, LDK’së i duhen koalicionet meqë në zgjedhjet për asamble komunale ka arritur që të sigurojë 14 vende, që janë të pamjaftueshme për ta zgjedhur kryesuesin.

Me ç’rast për ta zgjedhur kryesuesin, LDK-së i duhet të paktën 12 vota nga subjektet tjera politike. Kujtojmë që më 7 dhjetor, Përparim Rama mori detyrën e kryetarit të Prishtinës, nga ish-kryetari i Shpend Ahmeti.

Sipas Ligjit për Qeverisje Lokale, kryesuesi duhet të zgjidhet brenda 30 ditëve pas betimit të anëtarëve të Kuvendit Komunal.