Zhduket 24-vjeçari, nëna kërkon ndihmë në polici

0

Një 24-vjeçar është zhdukur duke humbur kontaktet me familjarët e tij. Sipas njoftimit të policisë thuhet se i riu është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më duke alarmuar familjarët.

E ëma ka shkuar në polici për të denoncuar humbjen e tij duke kërkuar nga blutë e Vlorës që t’ia gjejnë djalin.

“Më datë 14.07.2022, shtetasja R. Q., 60 vjeçe, ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin B. Q., 24 vjeç, banues në Vlorë. Punohet për gjetjen e tij”, bën me dije policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu