Një 25-vjeçar është zhdukur në Fier ndërsa babai i të riut ka bërë kallëzimin për zhdukjen e të birit.
Policia njofton se shtetasi K. Sh., 62 vjeç, ka kallëzuar më datë 4 Korrik se ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin O. Sh., 25 vjeç, banues në Fier.
Njoftimi i policisë:
Më datë 04.07.2022, shtetasi K. Sh., 62 vjeç, ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin O. Sh., 25 vjeç, banues në Fier. Punohet për gjetjen e tij.