Zhduket kuzhinieri VIP i Selenicës. Flet e ëma: Kam dyshime se e kanë vrarë

0

Kuzhinieri vip i Selenicës i zhdukur prej 9 ditësh.Arjan Shabanaj 50 vjecari nga Selenica e Vlorës, me diplomë ekselentë në kuzhinë rezulton i humbur që prej datës 21 prill në mbrëmje.Tefta Shabanaj, nëna e moshuar e 50 vjecarit, me të cilën jetonte ky i fundit ngre alarmin se djali i saj mund të jetë vrarë.Sipas nëna Teftës, Arjani është parë për herë të fundit në mitingun e kreut të opozitës Lulzim Bashës në mbrëmje, nga ku nëna e tij ka mësuar nga shokët se ai është nisur me makina drejtë Vlorës dhe që atë ditë ska mësuar më gjë prej tij.

Nëna e 50 vjecarit tregon se “Arjani është një kuzhinier ekselent i cili ka punuar si brenda dhe jashtë vendit, ka punuar madje edhe në shtëpitë e vipave apo politikanëve më të mëdhenjë të vendit.”

Për nëna Teftën, Arjani ishte “djalë i qetë pa probleme, një hallexhi, i ndarë nga nusja dhe fëmijët i cili jetonte me 200 lekë në xhep nga pamundësia për të punuar më në kuzhinë pasi kishte probleme nga krahu mezi e lëvizte”.

Në datën 22 në orët e para të mëngjesit nëna e tij ka bërë denoncimin në polici.Sot prej 9 ditësh ajo shprehet e pakënaqur nga puna e policisë që sipas saj vetëm e kanë përcjell duke i thënë “hajde nëna se do e gjesh djalin se ai gatuan për Lulzim Bashën ”

Dyshimet e saj janë që djalin mund ta kenë vrarë për cështje partie si grupe elektorale që shajnë njëra tjetrën mund të jenë konfliktuar dhe më pas ka marrë përmasa më të mëdha.

“Kam dyshime se e kanë vrarë, se atje ku shkoi ai duhet të jenë të flaktë të PS. Unë e pres që të paktën t’ma gjejnë djalin të vdekur se i gjallë nuk besoj të jetë më ai nuk rri me të njëjtat tuta për 9 ditë”- u shpreh nwna e 50 vjeçarit.

I lindur më 13 prill 1971, Arjan Shabanaj në Vlorë, 50 vjec, rezulton që prej datës 21 prill i humbur.Shabanaj prej një moshe të re punonte në kuzhinë, me diplomë ekselence duke gatuar dhe në shtëpitë e vipave, futbollistëve si dhe politikanëve shqiptar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu