Të gjitha rrugët e çojnë në Durrës, a do e lërë Rama Vlorën?

0

Zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit e nxorën Ramën dhe partinë e tij fitues me 74 mandate, por kryeministri  nuk e ka vendosur ende se ku do të jetë deputet në katër vitet e ardhshme. Kreu i qeverisë ishte vendosur në listë “në vijën e zjarrit” në Vlorë dhe Durrës, ku objektivi i mandateve për PS ishte 8.

Në të dyja qarqet PS arriti të sigurojë objektivin, ndërsa kryeministri Edi Rama pas këtij rezultati është fitues në të dyja qytetet. Ai nuk e ka vendosur ende se ku do të qëndrojë për të përfaqësuar elektoratin në Kuvend, ndërkohë që sa i përket rezultatit, durrsakët i kanë dhënë më shumë vota.

Në Durrës Rama ka arritur të sigurojë 15871vota, përkundër 11412 vota që ka grumbulluar në Vlorë.  Nëse ai vendos të qëndrojë si deputet në Durrës, Rama fut në listën e deputetëve, kandidaten e 9 në listën e Vlorës, Teuta Ramaj e cila ka arritur të sigurojë 1738 vota.

Më 12 Mars teksa prezantonte kandidatët e Durrësit, Rama e cilësoi pozicionin e tij një garë mes njerëzve të babës dhe nënës duke iu referuar kështu rrënjëve të prindërve të ti.

“Është një garë mes njerëzve të nënës dhe të babës, jam kurioz të di se kush do më dojë më shumë. Jam shumë i vendosur që bashkë me të gjithë miqtë dua të bëj për Durrësin atë që Durrësi pret dhe meriton dhe ta shëroj me fakte dhe një xhelozi që është krijuar për Vlorë. janë krijuar dy porta të bukura bregdetare dhe të hyrjes nga Mesdheu në Shqipëria dhe dy vende me karakteristika të ndryshme”, shprehej Rama rreth dy muaj më parë.

Rama gjithashtu deklaroi se është kurioz të dijë se kush e do më shumë e nga votat preferenciale ka rezultuar shumë herë më i votuar në Durrës. Të njëjtin premtim, e përsëriti edhe një natë më parë teksa u pyet në Opinion. Rama u shpreh se do të vendosë të qëndrojë aty ku e duan më shumë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu