Zhduket në mënyrë misterioze djali 28 vjeçar. Familjarët të alarmuar kërkojnë ndihmë

0

Zhduket në mënyrë misterioze 28 vjecari nga Erseka, familjarët të alarmuar kërkojnë djalin e tyre.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Starje të baShkisë Kolonjë ku sipas familjarëve të tij 28 vjecari është parë për herë të fundit në datën 1 Nëntor.

Sherfi Mukaj i datëlindjes 30.04.1993 mësohet se përpara se të zhdukej ka lënë makinën dhe sendet e tij personale (kartën e identitet dhe një telefon).

Sipas familjarëve të cilët jetojnë prej vitesh në Amerikë djali i tyre nuk ka folur me asnjë para se të zhdukej ndërsa të shqetësuar kanë udhëtuar nga amerika drejt Shqipërisë për të kërkuar djalin e tyre.

Sipas tyre rastin e kanë denoncuar në polici ndërsa deri më këto momente nuk kanë asnjë informacion për vendodhjen e djalit të tyre.

Ndërkohë policia ka në dorë sendet personale dhe telefonin e tij ndërsa ka nisur kërkimin që prej denoncimit të familjarëve sakaq këta të fundit nk kanë dijeni nëse djali i tyre ka qënë në konflikt me njeri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu