Ende nuk ka asnjë gjurmë të Ahmed Jouider, 15-vjeçarit që u zhduk të enjten në mbrëmje nga Pavova, ku jetonte me familjen e tij.
“Më kërcënojnë, kam frikë, kam punë të papërfunduar me disa njerëz. E di që do të vdes”, thuhej në mesazhin e fundit zanor që i është dërguar ish-të dashurës, ku i kërkon “të mos njoftojë njeri”.
Ahmedi u largua nga shtëpia në mbrëmjen e 21 prillit me biçikletën e tij të kuqe, ndoshta për t’u bashkuar me miqtë ose ata njerëz që mund ta mbanin nën kontroll. Pastaj nuk dihet më shumë për fatin e tij.
Pasi agjëroi ditën e Ramazanit, djali, raporton Resto del Carlino, hëngri darkë me familjen dhe doli. Ai kishte veshur një xhup të zi, pantallona të ngjashme dhe një këmishë gri. Telefoni i tij është fikur që nga mesnata e së enjtes, dy orë pasi ai doli nga shtëpia.
Para se të fikte telefonin, Ahmedi nga Padova, me origjinë marokene, i dërgoi një mesazh zanor ish-të dashurës së tij në ËhatsApp, duke i vënë të gjithë në gatishmëri.
Komisariati i Padovës ka nisur hetimet, pasi kanë dëgjuar miqtë e djalit, po tentojnë të rindërtojnë lëvizjet pas daljes nga shtëpia.