Zhdukja e 49 arkave me banane që dyshohet se kishin kokainë, Gjykata vendos për 20 të arrestuarit

0

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë për 20 personat e arrestuar, pas zhdukjes së 49 arkave me banane nga një kontenier i Bana King, brenda portit.

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 9 persona, ndërkohë që 11 të tjerë do të procedohen në gjendje të lirë.

Avokatët mbrojtës të punonjësve të portit pretendojnë se ata janë ndaluar pa prova, aq më tepër që lënda narkotike nuk është kapur.

“Kamerat nuk tregojnë implikim të punonjësve, lënda narkotike nuk është kapur. Është ngritur akuza mbi dyshime, personat nuk kanë përgjegjësi për ngjarjen pasi e kontenierit e bëjnë organe të tjera kompetente”, janë shprehur mes të tjerave avokatët.

Ata pretendojnë se kontenieri mund të jetë hapur dhe në porte të tjera, nga ku ka kaluar, përpara se të mbërrinte në Durrës.

Masat arrest me burg: Gentian Halili, Rajd Bleta, Gjergji Doraci, Shefqet Elezi, Profit Tila, Skënder Plaku, Altin Muhametaj, Mazmi Allgjata

Detyrim Paraqitje: Armand murataj, Adi Qevanaj, Shpëtim Hajdini, Adem Basha, Veis Kuçi, Jurgen Gjeçi, Azgan Zeka, Kastriot Duçka, Mentor Dyrmishi, Klaudio Lala, Ali Bajrami, Andrea Xhavara

Sipas dosjes hetimore, ka dyshime se 49 arkat me banane janë hequr nga kontejneri gjatë orëve të turnit të natës.

Pasi janë hapur disa nga kamerat e sigurisë është vënë re një lëvizje e dyshimtë me zhvendosjen e kontejnerit nga kati i parë në katin e tretë, ndërkohë që në turn ndryshe nga zakonisht ka qenë vetëm një punonjës.

Dëshmitë e të arrestuarve nuk i kanë ndihmuar shumë hetuesit pasi ata kanë mohuar të kenë dijeni për trafik kokaine apo lëvizje të tjera brenda Portit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu