Zhdukja e Martinajt, Lala: Pista kryesore është inskenimi, u shpëton armiqve dhe policisë

0

Kallëzimi u bë nga familja e tij, të cilët pretendojnë se nuk kanë kontaktuar me të prej tri ditësh.

Gazetarja Klodiana Lala shprehet se pista më e fortë që ka policia në dorë është se Ervis Martinaj e ka inskenuar vetë zhdukjen e tij. Në një raportim për News24, Lala shprehet se inskenimi i zhdukjes do e shpëtonte Martinajn përfundimisht nga armiqtë dhe Policia e Shtetit që prej katër muajsh e ka shpallur në kërkim.

“Sigurisht që Policia e Shtetit është e dyzuar për mënyrën se si do ta referojë këtë ngjarje në prokurorinë e Kurbinit. Statusi i Ervin Martinajt është ai i një personi në kërkim ndërkombëtar dhe ndaj tij ka një urdhër-arresti nga SPAK. Të gjitha operacionet për kapjen e tij kanë dështuar, sigurisht që ka praktika të ndryshme kur persona që janë në konflikt me ligjin apo kanë konflikte të mundshme mund të inskenojnë ngjarje të tilla, por nga ana tjetër mund të ekzistojë rreziku që personi në fjalë të jetë gjetur nga kundërshtarët e tij dhe të jetë ekzekutuar. Pra, janë të gjitha të hapura këto histori. Ka dyshime se kjo ngjarje mund të jetë e inskenuar sepse në këtë mënyrë jo vetëm i shpëton kundërshtarëve të tij, por edhe policisë. Policia ka zhvilluar disa operacione për kapjen e tij edhe në Fushë-Kuqe, vendlindjen e tij, por pa rezultat. Ka pasur dhe shkëmbim informacioni me autoritetet e huaja, por sërish nuk ka mundur ta arrestojë, megjithëse konfirmon se ai nuk ka lëvizur jashtë vendit,”- thotë Lala.

Familja e Ervis Martinajt ka kallëzuar në Policinë e Shtetit humbjen e kontakteve me të shumëkërkuarin prej tri ditësh. Denoncimin e ka bërë ditën e djeshme Faik Martinaj, xhaxhai i 40-vjeçarit, babai i Brilant Martinajt që u vra dhe u dogj vetëm ak javë më parë në Fushë Krujë. Në denoncim, xhaxhai i Martinajt pretendon se nuk ka asnjë kontakt me nipin e tij. Aktualisht, Martinaj është në kërkim pasi sipas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani kishte urdhëruar vrasjen e ish-anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit Dokles, atentat që nuk u realizua.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu