Zhgënjen Luiza Gega, nuk kualifikohet për në finale

0

FRANCE – Shqipërisë iu shua edhe një shpresë për të fituar një medalje olimpike në garat e atletikës…

Atletja e njohur kuqezi Luisa Gega garoi në baterinë e dytë, por nuk arriti që të japë më të mirën e saj dhe nuk ka mundur që të kualifikohet për në finalen e garës së 3000 metrave me pengesa për femra.

Ajo mbylli e garën me kohën 9.27.41 dhe u rendit në vendin e 9-të në baterinë e dytë, nj[ rezultat zhgënjyes, krahasuar me kohën e saj më të mirë dhe rekordin e saj kombëtar.

Përfundon këtu aventura e Luiza Gegës në Lojërat Olimpike, “Paris 2024”. Tani shpresa shqiptare për të fituar qoftë edhe një medalje, kanë mbetur tek sporti i mundjes…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu