Zhigoloja shqiptar bën rrëfimin e pazakontë: Fitoja 5000€ nata

0

Mund ta themi me plot gojën se meshkujt shqiptarë emigrojnë rrugëve të Europës për të punuar si zhigolo. Megjithëse në vendin tonë ky zanat është i papraktikuar na meshkujt, jashtë ata shkëlqejnë dhe pagesat që marrin janë të majme. Ilir Pjetërnikaj, 42 vjeç ka rrëfyer eksperiencën e tij në një lidhje për emisionin “Shqipëria Live”.

Ai ka deklaruar se ka vite që e ushtron si profesion dhe për herë të parë e deklaroi diçka të tillë publikisht, sepse prej kohësh e kishte ushtruar në fshehtësi.

Zhigoloja shqiptar ka zbuluar se shuma më e madhe që ka fituar ndonjëherë ka qenë 5000 euro për natë.

Pjetërnika tha:

Që i vogël nisa jetën si emigrant në fillim kam punuar si pjatalarës, ndërkohë që bëra shkollën e hotelerisë. Kur kam punuar si kamarier më tha dikur një kliente që ti më pëlqen do më pëlqente të kaloja natën me ty. Nëse pranon më tha unë do të pagauja. Kundrejt një pagesë do rrimë bashkë, atëherë m’u duk e padëgjuar u habita, e kisha parë këtë gjë vetëm në filma. Kalova natën me zonjën dhe në mëngjes më paguajti 500 euro. Thashë për një natë 500 euro, uau po unë s’bëra gjë fare. Kështu e mendova që të punoja si kamarier deri në 12 orë apo kështu ku fitova 500 euro pa u lodhur fare. Fillimet e para ishin të vështira se thoja do më paragjykojnë, nuk e dinte askush atëherë. Dhe as tani, por tani nuk më tremb reagimi i tyre dhe tani me këtë intervistë familjarët po e marrin vesh. Ata jetojnë tanimë në Tiranë, në Europë ky si profesion është i legalizuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu