Njëri bënte roje, tre persona të tjerë bëjnë për spital të riun në lokalin e fshatit

0

Një ngjarje e rëndë është shënuar së fundmi në një fshat të Dibrës.

Katër persona të armatosur dhe të maskuar, kanë masakruar me grushta dhe mjete të forta një të ri me inicialet F. A në lokalin e fshatit Gjoricë.

Dëshmitarët kanë treguar se njëri prej agresorëve ka ndenjur roje në hyrje të lokalit dhe 3 persona të tjerë kanë goditur dhe kanë bërë për spital të riun, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë, por vetëm sot është bërë publike ngjarja. Ende nuk dihet arsyeja se pse policia ka heshtur prej 3 ditësh lidhur me këtë ngjarje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu