Kryetari i PD, Lulzim Basha ka mbajtur ditën e sotme një mbledhje me kryetarët e degëve të PD. Sipas informacioneve, në fjalën e tij, Basha mësohet të ketë theksuar se PD nuk ndodhej këtu për shkak të gabimeve të bëra nga ai personalisht por nga vendimi i marrë në 9 shtator ku pezulloi Berishën.
Basha ka shtuar se vendimi nuk mund të zhbëhej më sepse kjo do të zhbënte edhe partinë Demokratike. Ndërsa ka shtuar se PD nuk do kishte shanse për t’u rikthyer në pushtet me një person të shpallur “non-grata” nga SHBA.
Basha: E kam përsëritur para deputetëve atë që u kam thënë ju kë takimin e fundit: jam në dispozicion të zgjidhjes. Zgjidhja është një proces.
Këtu nuk ndodhemi prej gabimeve por për shkak të vendimit të 9 shtatorit. Grupi i qëndroi vendimit të 9 shtatorit. E kuptojmë se nuk kemi shans me një non grata. Ajo që na vlen sot është një diskutim me përgjegjësi i kolegjit të kryetarëve pasi ky kolegj mban peshën më të madhe. Sfida është si ti bëjmë bashkë këto 3 pjesë.
9 shtatorin nuk e zhbëjnë dot nëse nuk duam të zhbëjnë PD. Duhet të tregojmë mençuri të bashkojmë PD, që të arrijmë sukses elektoral. Situata është eksplozive dhe detyra jonë është të jemi 1 orë e më parë në shërbim të njerëzve. Unë në shërbim të zgjdhjes kam vënë në dispozicion gjithçka.