TIRANË-Emmanuel Macron, Presidenti i Francës e ka nisur vizitën e tij sot në një ceremoni nderimi ndaj shkrimtarit Ismail Kadare. Macron e akordoi shkrimtarin shqiptar me urdhërin “Oficeri e Lartë të Legjionit të Nderit”.
Lidhja me Francën, kërkesa për azil në 1990, Europa në veprën e tij ishin disa prej pikave që preku gjatë fjalimit të tij presidenti francez. Ai vlerësoi Kadarenë si një prej njerëzve kyç që rrëzoi perden e hekurt të diktaturës.
“Kur zëri juaj mbytet me shtupë ju vazhdoni. Askush nuk mund tju mbyll ju gojën dhe hapësirën. Gjatë gjithë këtyre viteve është një formë vallëzimi që ju vazhdoni dhe tregoni gjërat. Kjo rrugë përfundoi me romanin “Pallati ëndrrave”, ku ishin ëndrrat e gjithë popullit. Kjo metaforë e madhe që vë në lojë gjithë sistemin. Kercënimet bëjnë më të forta ndaj jush deri sa në 1990 kërkoni azil politik.
Shkuat në atë vend që i kishit shkruar edhe pse nuk e kishin vizituar kurrë. Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur solli te francezët një adhurim për ju. Më kanë rrëfyer se ju e njihni pasurinë tonë dhe mund tju them se ju jeni bërë për të jetuar në Paris. Në vendin tonë keni krijuar shumë miqësi dhe me botuesin tuaj që fliste dhe mbante në kasafortën e tij gjithë ato që ju keni patur nevojë të tregoni. Klod Dyrrah, realizoi arratisjen tuaj të fortë në 1990 dhe kjo dha një shpresë, ikja juaj solli dhe protestën e studentëve. Një lëvizje luhatëse mes dy kombëve tona bën një lidhje të forta mes nesh . Nga ju kanë lindur shumë tekste që kanë ngritur shume ura mes nesh. Në veprat tuaja kujtojnë që Europa është një ëndërr dhe një vend i përbashkët. Ju vazhdoni ta përjetoni këtë gjë me familjen tua.
I dashur Ismail Kadare ndonjëherë ju ndjeni keqardhje për ato vite shtypje, por vepra nuk ka humbur asgjë, ajo ka marrë bukurinë e guximit. Liria që i mbyllin gojën, ka përshpëritje më të vogla se britmat. Këtë dashuri për Europën që shikon larg dhe për këtë lidhje të fortë kam nderin sot tju ngre në urdhërin e oficerit të lartë Legjionit të Nderit”