TIRANË- Në Kuvend ditën e nesërme do të zhvillohet seanca parlamentare, për të ratifikuar aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën. Sipas urdhrit të kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi, seanca do të mblidhet me kërkesën e 1/5 së deputetëve të Grupit Parlamentar të PS.
I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 22.1.2026, ora 10:00.
II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
Njoftime.
Projektligji “Për miratimin, në parim, të marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, paraqitur nga Kryeministri, Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”./





