Zi në Durrës/ Përcillet në banesën e fundit 18-vjeçari që hyri në det për të shpëtuar vëllain dhe shokun, roja bregdetare: Kishte flamur të kuq!

0

Fillimisht dje, u raportua se në zonën e plazhit ku po laheshin të rinjtë nuk kishte roje bregdetare, ndërsa sot po qarkullon një version i ri. Sipas rrëfimit për media, por edhe versionit të Policisë, dje koha ishte e keqe dhe deti kishte dallgë por të miturit nuk e dëgjuan thirrjen e rojës bregdetare Igli Shahinaj, i cili kishte vendosur flamurin e kuq.

Pasditen e sotme, Anri Kashiku është përcjellë për në banesën e tij të fundit, pasi dje i shpëtoi jetën e tij vëllait dhe shokut të tij, të dy 15 vjeç. Në lagjen e Anri Kashikut, të riut hero ka ‘kapluar’ zija, ndërsa banorët e zonës rrëfyen për kamerat se viktima, sapo kishte mbaruar gjimnazin dhe sapo ishte kthyer nga Anglia.

Fillimisht dje, u raportua se në zonën e plazhit ku po laheshin të rinjtë nuk kishte roje bregdetare, ndërsa sot po qarkullon një version i ri. Sipas rrëfimit për media, por edhe versionit të Policisë, dje koha ishte e keqe dhe deti kishte dallgë por të miturit nuk e dëgjuan thirrjen e rojës bregdetare Igli Shahinaj, i cili kishte vendosur flamurin e kuq. Gjë që tregon se ndalohet futja në det.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu