Zjarr edhe në fshatrat e Patosit, digjen disa ullishte, flakët i afrohen banesave

0

Një vatër zjarri është aktivizuar mesditën e sotme në kodrat me ullishte të fshatit Rërëz në bashkinë Patos.

Të favorizuara nga era flakët janë përhapur me shpejtësi duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj dhe shkurre.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse të Patosit, Roskovecit e Lushnjes e Albpetrolit , të cilët po operojnë me mjete të vogla zjarrfikëse për shkak të terrenit të vështirë që pamundëson ndërhyrjen e mjeteve të mëdha.

Flakët iu janë afruar edhe banesave, një kabine elektrike dhe depozitave të vjetra të naftës.

Operacioni për shuarjen e flakëve vijon prej disa orësh ndërsa situata mbetet e vështirë për tu vënë nën kontroll.