Zjarr gjatë natës në një pallat në Fier, rrezikohet banesa e të moshuarit

0

Një zjarr ka rënë gjatë natës në katin e 9-të të një pallati shumëkatesh në lagjen Apollonia në qytetin e Fierit.

Zjarri dyshohet se ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike ndërkohë që në banesë ndodhej i vetëm një i moshuar me probleme shikimi.

Fatmirësisht zjarri është pikasur nga komshinjtë e të moshuarit për shkak te tymit që u shpërnda me shpejtësi.

Kanë qenë ata që ndërhynë të parët dhe shpëtuan të moshuarin.

Ndërkohë, menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe shërbimi zjarrfikës i cili ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

I moshuari i cili jeton i vetëm në banesë u shoqërua me ambulancë për kontroll mjekesor.

Si pasojë e zjarrit u shënuan dëme të vogla materiale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu