Zjarr i madh në Dukat, dyshohet të jetë vënë nga barinjtë e zonës

0

VLORË- Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë një kodër pranë fshatit Dukat. Flakët mendohet të jenë vendosur nga barinj në zone, por po favorizohen nga era dhe po përhapen kudo.

Deri më tani raportohet të jenë djegur sasi të mëdha me bimë e shkurre, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikëses është e pamundur për shkak të terrenit të vështirë.

Zjarri rrezikon të kalojë në krahun tjetër të malit ku ndodhet dhe Tragjasi i Vjetër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu